KRITIKOHET PËR DADON/ Khloe Kardashian i kthehet keq ndjekësve të saj – AlpeGossip
KRITIKOHET PËR DADON/ Khloe Kardashian i kthehet keq ndjekësve të saj

KRITIKOHET PËR DADON/ Khloe Kardashian i kthehet keq ndjekësve të saj

Khloe Kardashian prej kohësh është në qendër të vëmendjes jo vetëm nga mediat, por dhe nga ndjekësit e saj, të cilët shohin me detaje çdo veprim të saj. Së fundmi, një nga ndjekësit i ka komentuar në lidhje me dadon, por kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga Khloe, kështu që ka reaguar menjëherë. “Khloe vepron sikur nuk mund të shkojë në asnjë vend pa dadon e saj, ajo është në çdo foto. Mund të provojë të jetë një mama vetë, për një herë të vetme”, ka shkruar një nga fanset. “Unë mund të shkoj në çfarëdolloj vendi me atë që unë zgjedh të shkoj. Unë i trajtoj të gjithë si pjesëtarë të familjes dhe zgjedh të ftoj këdo që do të marrë pjesë në veprimtari të bukura. Të gjithë e shijojmë marketin e fermerëve, kështu që na pëlqen të krijojmë histori së bashku. Shpresoj të kalosh një ditë të bukur dhe të sillesh mirë me këdo që sillet mirë me ty. Ato që nuk e bëjnë, ndoshta kanë nevojë për mirësinë tënde më shumë”, ia ka kthyer Khloe. Kjo nuk është hera e parë qe ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ kritikohet për vogëlsira, megjithatë ajo nuk ka ndërmend të lejojë këtë negativitet në jetën e saj dhe të vogëlushes, True.