Kryebashkiakia jep dorëheqjen, marrëdhënie intime me truprojën dhe shpërdorim fondesh – AlpeGossip
Kryebashkiakia jep dorëheqjen, marrëdhënie intime me truprojën dhe shpërdorim fondesh

Kryebashkiakia jep dorëheqjen, marrëdhënie intime me truprojën dhe shpërdorim fondesh

Kryetarja e bashkisë së Nashvilit, i cila kishte marrëdhënie me truprojen, dha dorëheqjen pas pranimit të fajit për vjedhje të fondeve publike.

Ajo humbi punën si kryebashkiake e Nashvilit, kur reputacioni i saj u dëmtua nga një çështje e publikuar gati dy vite më parë rreth implikimit të saj me truprojen për vjedhje nga ku u shpallën edhe fajtorë.

Ish drejtuesja e ekzekutivit të telegjenit tha para se të pranonte fajin për shpërdorimin e më shumë se 10,000 dollarëve se do të jepte dorëheqjen.

“Ndërsa koha ime si kryebashke përfundon sot, dashuria ime e palëkundur dhe dashamirësia e sinqertë për këtë qytet të mrekullueshëm dhe popullin e tij të madh nuk do përfundojnë kurrë”, tha Barry e përlotur ndërsa dha dorëheqjen, shkruan FOX NEWS

Ajo përfundoi: “Perëndia e bekoftë këtë qytet të mrekullueshëm. Unë e dua Nashville. ”

Ditën e sotme, Barry ra dakord të rimbursojë qytetin me 11.000 dollarë në kthim dhe të shërbejë tre vjet të provës pasi u deklarua fajtore për shpërdorim detyre.

Prokurori i Qarkut Glenn Funk e trajtoi rastin personalisht.

Ai tha se “ky rast ka shkuar në gjyq, dëshmitarë janë në dispozicion që do të dëshmojnë se në mars 2016 dhe janar 2018 Megan Barry shkaktoi mbi $ 10G humbje nga fondet e qytetit Metro Nashville për t’i shpenzuar në mënyrë të paligjshme me Robert Forrest, truprojën e saj.

Barry u pa një yll në rritje në mesin e demokratëve deri në pranimin e çështjes në mandatin e saj të parë në detyrë. Ajo u bë kryebashkiake në shtator 2015.

Në seancën gjyqësore këtë të martë, Forrest gjithashtu u deklarua fajtor për vjedhje në lidhje me këtë çështje.

Ai pranoi të paguante 45,000 dollarë për kthimin në qytet, raportoi Tennessean. Ai gjithashtu u urdhërua të shërbente tri vjet kusht.

Në janar, Barry pranonte të kishte një lidhje me Forrest në vitin 2016 dhe kërkoi falje.

Sipas The Tennessean, të dy shpesh merrnin pjesë në udhëtime vendase dhe ndërkombëtare për punë, gjë që bëri që Forrest të grumbullojë rreth 33,000 dollarë shpenzime dhe 50,000 dollarë plus në orët jashtë orarit në vitin 2017 në krye të pagës prej 84,500 dollarë. Në nëntë udhëtime morën pjesë vetëm Barry dhe Forrest.

Shpallja fajtorë të çështjes çoi edhe në një hetim të brendshëm, nga ku çoi në zbulimin e një fotoje të një femre të zhveshur në telefonin celularin e Forrest, foto e cila pretendohet të jetë bërë gjatë punës ku të dy ishin në një mardhënie.

Byroja e Hetimeve nuk e identifikoi gruan në fotografi dhe Barry ka thënë se nëse janë fotografitë e saj, ato janë marrë pa dijeninë apo lejen e saj.

Forrest, i cili kishte kaluar më shumë se 31 vjet me Policinë Metro Nashville dhe mbikqyrur detajet e sigurisë së kryetarit në tre administrata, është tërhequr. Gruaja e tij po e divorcon.

E ndërsa bashkëshorti i Berryt i ka qëndruar asaj pranë në këto momënte të vështira./Panorama