PO VJEN ME NJË ALBUM TË TËRË/ Elhaida Dani tregon detajet e projektit të ri muzikor – AlpeGossip
PO VJEN ME NJË ALBUM TË TËRË/ Elhaida Dani tregon detajet e projektit të ri muzikor

PO VJEN ME NJË ALBUM TË TËRË/ Elhaida Dani tregon detajet e projektit të ri muzikor

Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani, rikthimi në Tiranë i së cilës bëri shumë bujë.

Para disa ditësh ajo fshiu çdo postim në llogarinë e saj në Instagram, përveç fotos së profilit, ku shkruante:

“The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).

Mesa duket më e mira e artistes erdhi dhe më 20 shtator ajo do të sjellë projektin e saj më të ri, një album të tërë.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj coverin e EP-së së re, të titulluar “ZanIn” dhe të gjithë mezi po presim për të mësuar mbi detajet e tjera nga ky projekt.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku dha mjaft detaje dhe në lidhje me jetën e saj personale. E pyetur nga moderatorja ajo tha se ka një plan për të veshur një fustan të bardhë, ajo u shpreh se ka shumë qëllime, por pikësynime në këto momente është karriera.

“Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël, por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të organizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra”, tha Elhaida.