“KY DONALDI ËSHTË TALLUR SHUMË…”/ Monika Lubonja sqaron raportet me Donald Veshajn, aktorja i përgjigjet komentuesit – AlpeGossip
“KY DONALDI ËSHTË TALLUR SHUMË…”/ Monika Lubonja sqaron raportet me Donald Veshajn, aktorja i përgjigjet komentuesit

“KY DONALDI ËSHTË TALLUR SHUMË…”/ Monika Lubonja sqaron raportet me Donald Veshajn, aktorja i përgjigjet komentuesit

Ndonëse nuk dihet se si mund të jetë marrëdhënia e saj me Donald Veshajn, Monika Lubonja shprehet e bindur se ai nuk është tallur me të gjatë kohës së ‘Big Brother VIP’.

Aktorja ka shpërndarë në TikTok një video ku shihet me PM dhe Donaldin duke kënduar dhe kërcyer me këngën ‘Dale’. “Një nga momentet më të bukura që kam kaluar në shtëpi. Të dy çuna zemër”- shkroi Monika krah videos.

Mes shumë komenteve dikush i shkruan aktores: “Ky Donaldina është tallur shumë me ty”. Komenti ka marrë edhe vëmendjen e Monikës e cila e ka mohuar diçka të tillë. “Jo, ai ka bërë shaka. Pra, të dy i kemi shijuar ato momente, përveçse kur ai më trembte.”

VIDEO