Ky është prezervativi i të ardhmes, më i ëmbël se asnjëherë më parë! – AlpeGossip
Ky është prezervativi i të ardhmes, më i ëmbël se asnjëherë më parë!

Ky është prezervativi i të ardhmes, më i ëmbël se asnjëherë më parë!

Shumë prej nesh kanë përjetuar me prezervativët situata që do të donin të mos kishin ndodhur kurrë. Krejt papritur gjatë aktit prezervativi është çarë.

Në një epokë ku shkenca shpik e sajon gjithçfarë gjërash, s’kishte si të mos krijonte as një prezervativ për së mbari.

Kompania suedeze “LELO” ka menduar për ju duke ju sjellë shpëtimtarin “HEX condom”.

Në pamje të parë, dizajni të ngjason me hojet e mjaltit, por në fakt nuk ka asgjë çudibërëse në të.

Është si një prezervativ i zakonshëm vetëm se shumë më rezistent, me më pak probabilitet për t’u çarë dhe 0, 055 mm më i trashë. Fortësia e tij është kaq e madhe sa nëse ju e shponi diku, çarja nuk shpërndahet siç ndodh me të tjerët.

LELO mund të blihet online dhe kushton 9. 90 dollarë për një pako me 3 të tillë brenda, 19.90 për 12 copë dhe 34. 90 për 36.

Burimi: Insider