Lori Hoxha nuk e ndërron këtë vend pushimesh, i preferuari i saj prej vitesh (FOTO) – AlpeGossip
Lori Hoxha nuk e ndërron këtë vend pushimesh, i preferuari i saj prej vitesh (FOTO)

Lori Hoxha nuk e ndërron këtë vend pushimesh, i preferuari i saj prej vitesh (FOTO)

Nëse ne të gjithë kemi nxjerrë nga gardërroba veshjet më të trasha, të denja për këto ditë të ftohta dimri, ku rënia e dëborës ka qenë fenomeni që na ka shoqëruar pa kursim, për Lori Hoxhën, trashëgimtaren e pasur të Top Medias nuk është njësoj.

 

Përmes profilit të saj zyrtar në instagram, ajo na bën me dije se është duke shijuar disa pushimesh të vërteta në plot kuptimin e fjalës. I është rikthyer sërish ishujve ekzotik të Maldives, duke shijuar detin e mrekullueshëm me ujin e kaltër, plazhet me rërë të bardhë, motin e nxehtë, restorantet me ushqimin e përzgjedhur, dhe gjithçka tjetër përmban një paketë pushimesh luksoze që vetëm Lori di të shijojë.

 

E kjo na bën të besojmë, se për sa kohë ajo zgjedh të rikthehet në të njëjtin vend pushimesh, me shumë gjasë që shija e mirë që merr nga çdo përvojë qendrimi atje, e bën të kthehet prapë, pa u menduar gjatë.

Me sa duket, Lori Hoxha nuk i ndërron Maldivet me asnjë destinacion tjetër!