LUANA NA PASKA MASHTRUAR/ Kjo foto e nxjerr zbuluar moderatoren – AlpeGossip
LUANA NA PASKA MASHTRUAR/ Kjo foto e nxjerr zbuluar moderatoren

LUANA NA PASKA MASHTRUAR/ Kjo foto e nxjerr zbuluar moderatoren

Moderatorja dhe këngëtarja shumë e komentuar e showbizit si për anën profesionale, jetën private, ashtu edhe për pamjen e saj, Luana Vjollca javën e kaluar i habiti të gjithë me ndryshimin e papritur.
Pas shumë vitesh që i kishte qëndruar besnike flokut bjond, Luana u shfaq në emision brune, një look që e transformoi komplet në pamje.

Disa e pëlqyen shumë pamjen e re të moderatores e të tjerë përdorues të rrjeteve sociale shkruanin se ajo duket më bukur bjonde.

Mirëpo siç duket Luana na ka mashtuar të gjithëve pasi moderatorja thjesht ka mbajtur paruke dhe nuk i ka ndryshuar kurrë ngjyrën e flokëve. Këtë e ka zbuluar fotoja e publikuar sot nga këngëtarja Engjëllushe Salihu ku shfaqet me të ëmën Shyhreten krah Luanës bjonde gjatë xhirimeve të emisionit.