LUIZI E PËRSHËNDETI NË MES TË KONCERTIT NË AMERIKË/ Por si e priti Kiara? (FOTO) – AlpeGossip
LUIZI E PËRSHËNDETI NË MES TË KONCERTIT NË AMERIKË/ Por si e priti Kiara? (FOTO)

LUIZI E PËRSHËNDETI NË MES TË KONCERTIT NË AMERIKË/ Por si e priti Kiara? (FOTO)

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë disa ditë që janë larg njëri-tjetrit dhe shkak janë angazhimet e ndryshme të tyre në punë.

Teksa moderatorja e njohur ndodhet në Turqi për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve VIP”, këngëtari i dashur për publikun është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mbajtur koncerte.

Në koncertin e tij të fundit, teksa bashkëbisedonte me publikun, Luizi i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Luizi e përshëndeti në mes të koncertit nga Amerika, por si

Më pas, ai filloi të performojë këngën që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.

Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.