Me pizhame nëpër shtëpi, Alketa Vejsiu tregon gardërobën marramendëse (FOTO) – AlpeGossip
Me pizhame nëpër shtëpi, Alketa Vejsiu tregon gardërobën marramendëse (FOTO)

Me pizhame nëpër shtëpi, Alketa Vejsiu tregon gardërobën marramendëse (FOTO)

Moderatorja Alketa Vejsiu na mahnit të gjithëve me pamje e saj rrezëllitëse në çdo dalje të saj në ekran. E bukur, elokuente dhe e kuruar deri në detaj ajo është shndërruar në një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.

Sot Alketa ka ndarë me fansat e saj në Instagram një foto duke u bërë gati për të dalë, ku shfaqet me rrobat e gjumit, ndërkohë ne të gjithëve na ngelën sytë tek gardëroba e saj marramendëse.

Nga imazhi i publikuar shohim se Alketa, si të gjitha femrat, është e fiksuar pas këpucëve dhe ka aq shumë saqë na bëri ta xhelozojmë të gjithë.

Ndjekësit e saj në Instagram kanë nxituar ta komplimentojnë për pamjen e saj dhe të gjitha vajzat i shkruajnë se kjo është gardëroba që ato ëndërrojnë të kenë çdo ditë.