Luana është tipike motra e vogël: Gjithnjë xheloze për gjithçka dhe gati të tërbohet nëse nuk ka vëmendjen e duhur. Dhe këtë madje nuk e ka kursyer ta bëjë as publikisht.
Teksa Marina ka publikuar një foto me Getoarin duke bërë ski, ka shkruar si diçiturë: “Me bishën time”. Ka qenë fiks ky moment ku Luana ka xhelozuar pasi në foto të mëparshme Marina ka përdorur të njëjtën fjalë përkëdhelëse për të.
“Tani zgjidh kush e ka emrin bisha!” – ka shkruar Luana tek komentet dhe Marina ia ka kthyer menjëherë: “Zysha ça ke, ti je bisha e femrave” – duke e rregulluar kështu situatën me shumë diplomaci.
Epo, besojmë ia arriti Marina t’ja kënaqte sërish sedrën Luanës…