Marina Vjollca publikon videon, fansat kanë një kërkesë të veçantë për të (VIDEO) – AlpeGossip
Marina Vjollca publikon videon, fansat kanë një kërkesë të veçantë për të (VIDEO)

Marina Vjollca publikon videon, fansat kanë një kërkesë të veçantë për të (VIDEO)

Ajo llogaritet si një nga femrat më të bukura shqiptare. Pas mbylljes me sukses të spektaklit të saj “C’est la Vie”, Marina po shijon një periudhë pushimesh.

Pak kohë më parë të gjithë u mahnitëm nga pamjet e publikuara nga pushimet e saj në Sant Moritz të Zvicrës.

Por me sa duket pas mbylljes së pushimeve në një vend me borë, Marinës i ka lindur dëshira për pushime në një vend ekzotik.

Ajo ka publikuar në “Instagram” një video ku shfaqet mjaft seksi.

“Kur po vjen vera”, shkruan Marina në përshkrimin e video-s duke kujtuar pushimet e verës së kaluar në Xhamajka. Pas kësaj video fansat kanë ngelur të befasuar me pamjet e publikuara dhe si gjithmonë nuk i kanë kursyer komentet pozitive.

Midis tyre spikat edhe një dëshirë e veçantë e fansave të saj, të cilët i luten që të publikojë edhe një video së bashku me Getoarin.

“Posto ndonjë video me Getin të lutem”, i shkruajnë fansat.

🇯🇲 Kur po vjen vera?😭 #tb #jamaica

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on