Martohet nipi i ish-deputetit Fufi, “shkund” Shqipërinë me batalionin e makinave luksoze – AlpeGossip
Martohet nipi i ish-deputetit Fufi, “shkund” Shqipërinë me batalionin e makinave luksoze

Martohet nipi i ish-deputetit Fufi, “shkund” Shqipërinë me batalionin e makinave luksoze

Mandi Fufi është i riu i cili ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë ditën e sotme. Është mësuar se i riu Fufi është djali vëllait i ish-deputetit Mhill Fufi.

Ai ka rënë në sy ditën e sotme me “batalionin” e makinave luksoze të markave më të shtrenjta dhe luksoze.

Siç duket edhe nga fotot e mbërritura, nusja është marrë me një mori mjetesh luksoze si Lamborghini, 6 Range Rover Sport, 2 Porsche Cayene të modeleve të fundit, 1 Porsche Panamera dhe Audi A8 i vitit 2018.

Mjetet luksoze kanë pushtuar rrugët e Mamurrasit dhe më pas ato të Tiranës.