“MUNGOJNË SYTË E TU TË QESHUR”/ Fifi dedikim emocionues për personin e zemrës (FOTO) – AlpeGossip
“MUNGOJNË SYTË E TU TË QESHUR”/  Fifi dedikim emocionues për personin e zemrës (FOTO)

“MUNGOJNË SYTË E TU TË QESHUR”/ Fifi dedikim emocionues për personin e zemrës (FOTO)

Është thënë e stërthënë që mes Fifit dhe Flori Mumajesit ekziston një ndjenjë, e madje disa pohojnë se janë në një lidhje.

Para disa ditësh u publikua një video me personazhe kryesorë Fifin dhe Florin, nga ato videot me mjaft ndjenjë brenda. Por Fifi në një dalje mediatike të sajën u shpreh se videoja është bërë në tetor të 2017.

“Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës ‘Ja ke bo vetes”, – ka thënë Fifi.

Le të themi se me këtë pjesë u familjarizuam dhe është e kuptueshme! Fifi nuk ka asnjë romancë me Florin!

Pooor!

Ajo çka së fundmi na ka befasuar është një gjendje nostalgjike e Fifit, për t’u treguar më të qartë, postimi i saj në Instastory.

“E di? Më kishe munguar! Më mungojnë shakatë e tua koti me dasmën tënde përrallore dhe mendimet e tua të mençura! Pa harruar ato sytë e tu të qeshur!” – ka shkruar Fifi.

Për kë e ka marrë aq shumë malli Fifin?

Për ata që e kanë humbur, në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në “Klan Kosova”, pyetjes së moderatorit në Rubrikën “Haje ose Thuaje”: “Kush është personi që i ke kërkuar dashuri?”

Fifi i është përgjigjur: “Nuk e them dot, ai është në lidhje me dikë tjetër!”

Mos e ka fjalën pikërisht për këtë person Fifi, pasi duket se gjithçka bën sens! Ajo po vuan për një dashuri të pamundur dhe që i mungon tej mase!

Nëse po, është për të ardhur keq pasi duket se ajo nuk e ka harruar akoma!