“MË VJEN KEQ T’JU THEM…”/ Aktori i “Game of Thrones” konfirmon se është prekur nga koronavirusi – AlpeGossip
“MË VJEN KEQ T’JU THEM…”/ Aktori i “Game of Thrones” konfirmon se është prekur nga koronavirusi

“MË VJEN KEQ T’JU THEM…”/ Aktori i “Game of Thrones” konfirmon se është prekur nga koronavirusi

Kristofer Hivju, i cili interpretonte rolin e Tormund Giantsbane në “Game of Thrones”, rrëfeu me anë të një postimi në Instagram se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Aktori, i cili jeton në Norvegji, shtoi se ai dhe familja e tij janë vetizoluar.

“Me keqardhje ju them se sot mora rezultatin poztiv të testit të COVID-19, koronavirus. Unë dhe familja ime po vetizolohemi në shtëpi për sa kohë të jetë e nevojshme. Jemi në gjendje të mirë shëndetësore. Kam vetëm disa simptoma të të ftohtit. Ka njerëz, të cilët rrezikojnë shumë nga ky virus, prandaj do t’ju kërkoja të tregoheni shumë të kujdesshëm. Lani shesh duart, mbani distancë 1.5 metër nga njëri-tjetri, karantinohuni – bëni gjithçka që duhet që ky virus të mos përhapet”, -ka shkruar aktori.

Hivju nuk është personazhi i vetëm i njohur që ka konfirmuar se është prekur nga koronavirusi. Tom Hanks dhe Rita Wilson ishin të parët që pranuan diçka të tillë. Supermodelja Heidi Klum tha se dyshonte se ishte e infektuar me COVID-19. Po ashtu, aktori dhe producenti Idris Elba dha dje lajmin se ka rezultuar pozitiv, pasi kishte bërë një test për koronavirusin, duke qenë se kishte pasur kontakt me një person të infektuar.