“SERENATA”/ Zbuloni historinë që fshihet pas këngës më të re të Stines dhe Rozana Radit! – AlpeGossip
“SERENATA”/ Zbuloni historinë që fshihet pas këngës më të re të Stines dhe Rozana Radit!

“SERENATA”/ Zbuloni historinë që fshihet pas këngës më të re të Stines dhe Rozana Radit!

Prej ditësh tanimë po përflitet për këngën më të re që pritet të lançojë Rozana Radi në bashkëpunim me producentin Stine. Kjo verë duket se ka sjellë shumë bashkëpunime, por një bashkim i tillë si i Rozanës me Stinen duket të jetë shumë i veçantë.

Vetëm pak minuta më parë dyshja na ka surprizuar me trailer-in e lëngës së tyre më të re. Shumë ndryshe nga këngët e tjera që jemi mësuar të dëgjojmë, Rozi dhe Stine na sjellin një histori shumë të bukur dashurie. Teksa shfaqen në një urban, fjalët e këngëtares na zbulojnë pak më shumë se për çfarë do të ‘flasë’ kënga. Me një video bardhë e zi duket tamam si një film i kohëve të vjetra dhe Rozi ka zbuluar gjithashtu titullin që do të mbajë kënga. “Serenata” nuk ka ende një datë publikimi, megjithatë na duhet të presim edhe vetëm pak ditë.

“SERENATA. Po e pres dhe unë ashtu si ju! Dhe pak dite……. Super produksionit me mbi 100 veta i them publikisht që jeni të pa konkurueshem .”

VIDEO

Kujtojmë se, Stine një muaj më parë solli një bashkëpunim tjetër me reperin Ghetto Geasy. ‘Andiamo’, një këngë me ritme verore ka arritur afro 3 milion klikime në YouTube.