“MENDOJA SE DO MË BINTE TË FIKËT”/ Sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës në Francë – AlpeGossip
“MENDOJA SE DO MË BINTE TË FIKËT”/ Sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës në Francë

“MENDOJA SE DO MË BINTE TË FIKËT”/ Sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës në Francë

Enkeleda Kamani dha një intervistë për emisionin “Rudina” pasditen e sotme. Ajo foli për rolin e Violetës në “La Traviata” dhe premierën e parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë.

Pas premierës, partneri i saj Davidi iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj. Gjatë intervistës sopranoja tregoi për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

Enkeleda Kamani: Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht.

Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.Enkeleda Kamani: Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time.