MËSOJINI TANI/ 7 gjëra që një i ftuar në dasëm nuk duhet të veshi KURRË - AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ 7 gjëra që një i ftuar në dasëm nuk duhet të veshi KURRË

MËSOJINI TANI/ 7 gjëra që një i ftuar në dasëm nuk duhet të veshi KURRË

Nëse këtë vit je i ftuar në shumë dasma ky artikull është për ty! Çifti që të ka ftuar do që dita e tyre më ë bukur të jetë perfekte dhe me siguri dhe të ftuarit janë pjesë e këtij perfeksioni që kërkojnë. Që ti kënaqni në ditën e dasmës dueht me patjetër të ndiqni këto rregulla:

Mos vishni të bardhe dhe pana: Ky është ndoshta rregulli më i rëndësishëm. Nuk ka rëndësi nëse ju sapo keni ardhur nga Karaibet dhe keni më së shumti veshje të mrekullueshme ndonjëherë dhe veshje të përsosura të bardha dhe doni të tregoni sa jeni nxirë. Rregulli numer1 në dasmë është që fustanin e bardhë e vesh vetëm nusja!

Çdo ngjyrë tjetër përveç të zezës: Nëse nuk i pëlqeni ngjyrat pastel atëherë mos vishni të zezë! Më mirë vishni diçka të kuqë, pink ose jeshile por grija dhe e zeza janë dy ngjyra që duhen shmangur me patjetër. Të dyja konsiderohen si ngjyra negative dhe që nuk përcjellin energji të mirë tek të tjerët.

Vishuni bukur por mos e teproni: Dita duhet të fokusohet tek nusja dhe dhëndri nuk duhet të jeni ju në qendër të vëmendjes! Kështu që ju vishuni me klas por mos e teproni.

Jo xhinse dhe bluza të bardha: Mbani mend, po shkoni në një martesë ku nusja dhe dhëndri do të kenë investuar shumë kohë dhe para në organizimin e saj kështu që mundohuni pak dhe vishni diçka që nuk e përdorni në përditshmëri. Bëni një përpjekje.

Jo fustane të shkurtër: Edhe nëse keni kaluar gjashtë muajt e fundit në palestër, keni humbur një shumë peshë ose keni këmbë të bukura dhe të gjata dhe doni t’i tregoni ato, nuk janë këto arsyet për të veshur një fustan të shkurtër. Duhet respektuar eventi që po shkoni, nuk jeni duke dalë në pub por është një lidhje dashuria midis dy personave.