Moderatoret shqiptare nën “lëkurën” e princeshave të “Disney”-t: Kukullat e preferuara s’do i shohim më njësoj! – AlpeGossip
Moderatoret shqiptare nën “lëkurën” e princeshave të “Disney”-t: Kukullat e preferuara s’do i shohim më njësoj!

Moderatoret shqiptare nën “lëkurën” e princeshave të “Disney”-t: Kukullat e preferuara s’do i shohim më njësoj!

Përpara disa ditësh, në një artikull të huaj që po qarkullonte kryesisht në portalet e huaja rozë thuhej se princeshat e “Disney”-t në fakt nuk janë thjesht disa kukulla me të cilat fëmijët argëtohen, ato janë raste të mirëfillta studimi përsa i përket karaktereve që shfaqin. Prej këtyre karaktereve që gjithësecila prej princeshave kanë, arrijmë që më pas të identifikohemi me to.
Referuar këtij informacioni shumë interesant, ne në Blitz.al menduam se në fakt, shumë prej personazheve të shoëbizit shqiptar që na rrethojnë kudo, janë të ngjashme në karakter me disa nga princeshat e “Disney”-t. Për ta bërë më praktik dhe më “funny” këtë artikull, vendosëm që këtë herë të specifikojmë analizën tonë tek moderatoret shqiptare, vajzat që shohim nëpërmjet ekranit e që në shumicën e rasteve kanë tashmë emisionet e tyre të konsoliduara. Le të shohim më poshtë se cilat prej tyre na ngjasojmë në karakter me disa nga princeshat më të njohura të “Disney”-t.

 

Ok po e themi paraprakisht: Ky krahasim na është ndikuar shumë nga formatet të cilat Arbana ka moderuar ne ekranin e “Top Channel”. Njësoj si Borëbardha që kujdeset për 7 xhuxhat, edhe Osmani shfaqet e tillë me banorët e “Big Brother”. Edhe në “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana, si Borëbardha, dëshiron të bëjë të tjerët të ndihen mirë, të lumturohen. Tani ne po presim, Arbanën kush do ta bëjë të lumtur? Se Borëbardha iu desh të kafshonte mollën e helmuar që më në fund princi të vinte e ta rizgjonte duke bërë kështu të mundur që një herë të vetme në jetë të gjithë vëmendjen ta kishte ajo dhe jo të tjerët.

Hirushja – Alketa Vejsiu

Po, ashtu si Hirushja Alketa Vejsiu është bionde dhe pëlqen përrallat. Jo më kot në të gjitha formatet që ajo merr përsipër të moderojë, Alketa përpiqet që në çdo puntatë të krijojë një atmosferë përralle. Preferon të ftojë në vallëzim ndonjë konkurrent apo të ftuar të emisioneve të saj, është gjithmonë mirënjohëse duke thënë vazhdimisht “Faleminderit” (s’ka më të sjellshme se Hirushja nga princeshat e Disney-t) dhe çka është më e rëndësishmja: Alketa, njësoj si Hirushja në filmin vizatimor beson se ëndrrat bëhen realitet. Ajo e ka bërë të sajën, tashmë nëpërmjet televizionit përpiqet t’i motivojë të gjithë.

Bela – Marina Vjollca

Nëse do të bënit një kërkim të thjeshtë në ‘Google’ do të vinit re se Bela ka dy karakteristika kryesore: shumë besnike, shumë punëtore. Dhe Marina Vjollca është shfaqur gjithnjë e tillë tek ne: besnike e pamjes së saj të ëmbël, pa dashur të bëjë skupe mediatike, e përgjegjshme dhe e përmbledhur por gjithnjë shumë puntëore për të superuar veten dhe sfidat që i dalin para në televizion. Kujtojmë se kalimi i saj nga Top Channel në Tv Klan ngjau si një ecje në tokë të minuar fillimisht por Marina ia doli më së miri t’i bindë të gjithve se ajo është mjaftueshëm e përgatitur sa për të qëndruar profesionale dhe vetvetja përtej siglës së ekranit ku paraqitet. Pastaj, Bela bëri romantik bishën, Marina bëri “çun për shtëpi” Getoarin. Koençidencë që Marina i thërret Getoarit “bisha”? Eh, s’flasim kot ne!

Jasmina – Elita Rudi

Seksi, e bukur por përtej pamjes kupton se kjo vajzë është në fakt shumë e zgjuar! Njësoj si Elita Rudi e cila fillimisht komentohej veçse për pamjen e saj, më pas në disa intervista të njëpasnjëshme u vu re se për hir të së vërtetës Elita shfaqte mjaft bagazh nëpërmjet fjalëve që i përzgjidhte më së miri, si rrallë herë ndodh me vajzat simpatike të ekranit. Aladini i saj është Gjiko dhe duket se ky i fundit është kthyer në një kartë të fortë për Elitën për të penetruar edhe më shumë në industrinë e televizionit shqiptar dhe sa mirë ia bën. E bukur dhe e shkathët, njësoj si Jasmina.

Pokahontas – Aulona Musta

Elsa – Luana Vjollca

Seksi, e fortë, i di mirë fuqitë e saj dhe pëlqen ta ndjekin të gjithë. Përtej pamjes së ëmbël dhe lajkatare të princeshë Elsa-s ose ndryshe “Mbretëreshës së Dëborës” shfaqet një shpirt impulsiv për t’i arritur gjërat në kohë rekord e për të dominuar mbi gjithçka. Luana Vjollca në një kohë shumë të shkurtër është kthyer në fenomen dhe kjo për një arsye të vetme: ajo i njeh pikat e forta dhe të dobëta të vetes e zgjedh me zgjuarsi si të imponohet e të dominojë siç ajo ka më së shumti qejf.