Një nënë beqare nga Irlanda Veriore ka zbuluar cfarë përjetoi pasi shkoi të frynte buzët. Lindsay Collins bleu botoks 240 paund si dhuratë për veten.
Gabimi i saj ishte se shkoi tek një grua të patrajnuar për t’ia injektuar në buzë, por ia bëri të dukej sikur i kishte “shpërthyer”.
Sipas nënës, buza e sipërme iu fry tre herë më shumë se madhësia normale dhe mori ngjyrën blu.
Në një intervistë për Fabulous, Lindsay tha: “Parukierja ma injektoi në arterie, e cila po të ishte pak më lart mund të më shkaktonte verbëri. Kur e dëgjova, zemra ime u trondit.
Unë kam katër fëmijë të bukur dhe mendimi se mund të verbërohesha e të mos i shihja duke u martuar apo diplomuar nuk do duroja dot. Unë mund të humbisja buzën e sipërme. Isha shumë me fat. Për një kohë të gjatë godisja veten duke thënë “përse e bëra këtë?” Por nuk ishte faji im, është i këtyre njerëzve që pranojnë të bëjnë injektime pa patur kualifikime.”