NË PRITJE TË ËMBËL/ Almeda Abazi poston FOTON dhe tregon gjendjen shëndetësore pas infektimit me COVID – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Almeda Abazi poston FOTON dhe tregon gjendjen shëndetësore pas infektimit me COVID

NË PRITJE TË ËMBËL/ Almeda Abazi poston FOTON dhe tregon gjendjen shëndetësore pas infektimit me COVID

Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.

Së fundmi ajo ka njoftuar se së bashku me partnerin e saj, aktorin Tolgahan Sayisman, janë infektuar me Covid-19.

Kujtojmë se para disa ditësh aktori turk, Tolgahan Sayisman, zbuloi se është prekur nga Covid-19. Përmes një postimi në Instagram ai bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe për këtë arsye u detyrua të shtrohet në spital.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan.

Pas deklaratës së aktorit të gjithë u shqetësuan për shëndetin e familjarëve të tij, Almeda Abazin dhe të voglin e tyre, Efehan. Kështu, bukuroshja shqiptare ka treguar ditë më parë se ç’po ndodh me ta dhe si është gjendja e Tolgahan. Almeda ka thënë se pas testeve të gjithë anëtarët e familjes kanë rezultuar pozitiv dhe se aktori ka dalë nga spitali e po vazhdon trajtimin në shtëpi.

Ndërkohë pak orë më parë, Almeda ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj shëndetësore teksa shihet duke marrë ajër në natyrë.

“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur”, ka shkruar ajo.

Urojmë që këtë situatë Almeda ta kalojë sa më lehtë së bashku me familjarët e tjerë.