Ende debatohet nëse të folurit gjatë seksit e bën atë më të mirë apo të shpërqendron duke përfunduar në një eksperiencë aspak të këndshme. Por nëse konceptohet që janë femrat ato që zakonisht flasin gjatë seksit, në këtë artikull do të mund të shikoni se cilat janë frazat që thonë meshkujt gjatë seksit, të cilat femrat i urrejnë dhe i bëjnë të mos ndihen aspak të kënaqura.
Nëpërmjet disa pyetësorëve që u janë bërë femrave, janë përzgjedhur disa nga frazat që absolutisht i acarojnë femrat gjatë seksit. Ja cilat janë ato:
“A të kënaqa siç duhet?” – Nëse do ta kënaqje do ta kuptoje dhe sërish nëse dëshiron një aprovim, pyete pas marrëdhënies seksuale.
“Si ndihesh?” – Ndonjëherë kjo është një pyetje e ëmbël, por nuk duhet të kthehet në një trysni për femrën tuaj.
“A më do?” – Çfarë? Pse pikërisht tani kjo pyetje?
Kur ju përshkruani lëvizjet e femrës tuaj – Mos e bëni këtë sepse e shpërqendron.
“Po, kështu duhet!” – Pra kjo do të thotë se herë të tjera e ka bërë gabim?
“Të pëlqen kështu?” – Nëse jeni duke provuar një pozicion të ri, nuk është e nevojshme që menjëherë të pyesni për mendimin e partneres. Do të mund ta dalloni nëse asaj i pëlqen ose jo.
“Do ta bëjmë sërish?” – Kjo nuk ka nevojë për pyetje, thjesht vepro!
“ Më thirr “babi’” – Jo, ajo nuk do ta bëjë. Është mjaft e sikletshme.
Përdorimi i fjalëve të ëmbla gjithë kohës – jo gjithmonë “zemër”, “shpirt” janë të duhurat. Provoni diçka më seksi.
“Dëshiron të provojmë një pozicion të ri?” – Thjesht tregoja pozicionin e ri!
Mos iu referoni penisit tuaj sikur është një person i tretë në dhomë.
Mos ulërini kur përpiqeni të flisni pisët – kjo do ta trembë partneren tuaj!
Mos e thërrisni femrën tuaj “ku*vë” gjatë seksit, vetëm nëse ajo ju thotë se e pëlqen.
“A do bëjmë seks gjithë natën?” – Pse duhet bërë kjo pyetje dhe aq më tepër pse pikërisht gjatë seksit?
“Ups!” – Ups, çfarë?! Dhe këtu momenti prishet…