NGA BISEDAT E PARA TEK ZËNKAT/ Evi dhe Kledi tregojnë për herë të parë historinë e tyre të dashurisë – AlpeGossip
NGA BISEDAT E PARA TEK ZËNKAT/ Evi dhe Kledi tregojnë për herë të parë historinë e tyre të dashurisë

NGA BISEDAT E PARA TEK ZËNKAT/ Evi dhe Kledi tregojnë për herë të parë historinë e tyre të dashurisë

Evi Reçi dhe Kledi Hysa kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”. Fillimisht ato kanë treguar se si kanë nisur shkëndijat e para mes tyre.

Evi: Rrëfimi ynë ndoshta nuk është ai i një historie klasiko-romantike, por një histori që shkëndijat i pati gjatë rrugës, një histori e sinqertë. Por nëse i përgjigjemi pyetjes së shkëndijave, ato nisën gjatë rrugës së njohjes. Ai më njihte si këngëtare dhe unë e kisha parë pak te “BBV”, (nuk e ndiqnim njëri-tjetrin në rrjetet sociale), dhe vetëm kaq.

Nga bisedat e para te zënkat, Evi dhe Kledi tregojnë për

Kledi: Por, ishte një event në dhjetor të vitit 2021 që ndryshoi gjithçka. Aty u takuam dhe le të themi se foli nënvetëdija jonë.

Më tej çifti kanë treguar për bisedat e tyre të para. Evi ka rrëfyer se e gjitha ka nisur nga një “reply” në story.

Evi: Bisedat fillestare kanë qenë ndonjë “reply” nga Kledit te story-t që postoja nga Festivali i Këngës dhe kaq. Disa javë më vonë nisëm të flisnim pak më shumë. Ende në “Instagram”. Kemi folur për meditimin sepse e praktikojmë të dy, kemi bërë shaka, humor, derisa kaluam me biseda mbi përditshmërinë tonë, gjë që na shërbeu për njohjen (qoftë edhe në distancë) me njëri-tjetrin. Te këto biseda kishim kaluar në “WhatsApp”. Flisnim çdo ditë, por pa dashur të kontrollonim njëri-tjetrin, çdo gjë rrodhi krejt natyrshëm, duke marrë kohën që na nevojitej.

Nga bisedat e para te zënkat, Evi dhe Kledi tregojnë për

Dyshja kanë zbuluar se gjithçka ka ndodhur ngadalë, ndjenjat janë rritur nga dita në ditë.

“Nuk ka qenë si në filma, pra dashuri me shikim të parë. Por ishte një ndjenjë që rritej çdo ditë. Sa herë e shikoja dhe në momentet që ajo nuk ishte aty, më mungonte shumë, ishte një ndjenjë që ushqehej dita-ditës. Edhe nëse kishte momente që doja të qëndroja vetëm, kisha ndjesinë se më mungonte diçka dhe ishte pikërisht energjia e Evit. Për mua ka qenë një energji që më tërhiqte në drejtim të saj, sidomos kur kuptova sa më mungonte prezenca e saj. Në ato çaste kam kuptuar që “po, e dua atë vajzë”, ka thënë Kledi.

Nga bisedat e para te zënkat, Evi dhe Kledi tregojnë për

Evi dhe Kledi kanë zbuluar dhe detaje të tjera rreth lidhjes së tyre.

Evi: Të dy jemi natyra paqësore dhe mundohemi t’i shmangemi konflikteve. Tema me të cilën zihemi shumë shpesh është pak tipike, zihemi kur unë i jap makinës. Edhe pse prej kohësh shofere, kur Kledi është pasagjer, nuk rri dot pa dhënë udhëzime “dil këtej, futu këtej, ndalo, ndërro korsinë, parakalo këtu, parakalo aty”, gjë që mua më bezdis shumë.

Kledi: Unë e kam shumë bezdi kur Evi nuk vjen në palestër.

Evi: Sa kemi mbajtur inat? Maksimumi 24 orë.

Nga bisedat e para te zënkat, Evi dhe Kledi tregojnë për