NGA KANCERI I PROSTATËS TEK PROBLEMET ME APARATIN TRETËS/ Ja sëmundjet që kuron lëngu i lakrës së bardhë - AlpeGossip
NGA KANCERI I PROSTATËS TEK PROBLEMET ME APARATIN TRETËS/ Ja sëmundjet që kuron lëngu i lakrës së bardhë

NGA KANCERI I PROSTATËS TEK PROBLEMET ME APARATIN TRETËS/ Ja sëmundjet që kuron lëngu i lakrës së bardhë

A keni menduar ndonjëherë për përfitimet e lëngut të lakrës së bardhë? Konsiderohet të jetë një nga lakrat më të shëndetshme, ndaj nëse përtoni ta përgatisni si sallatë ju rekomandojmë ta pini si lëng. Pasi t’ju listojmë të gjitha përfitimet shëndetësore do ju tregojmë recetën e lëngut mrekullibërës.

1. Detox Trupi

Lëngu i lakrës ndihmon në eleminimin e kimikateve dhe hormoneve që shkaktojnë dëme në trup. Kjo është e mundur falë glucosinolates, të cilat gjenden me shumicë tek lakra.

2. Për lëkurë të shkëlqyeshme

Lëngu i lakrës përmban phytochemicals, antioksidantë, vitamina A, C dhe E, të cilat mund të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj.

3. Lufton kancerin

Lëngu i papërpunuar i lakrës përmban glukozinolate, të cilat trupi i konverton në komponimet isotiocianate me veti unike të parandalimit të kancerit për zorrën e trashë, kancerit të prostatës e të fshikëzës.

4. Ndihmon aparatin tretës

Lëngu i freskët i lakrës është një kurë natyrale efektive dhe e fuqishme për obezitetin. Ndihmon në pastrimin e pjesës së sipërme të zorrëve dhe ndihmon në procesin e tretjes. Ajo përmban acid laktik, i cili vepron si një dezinfektues në zorrën e trashë.

5. Shëndeti kardiovaskular

Lakra përmban selen, mineral që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu përmban nivele të larta të acidit yndyror esencial Omega 3, i cili ndihmon në parandalimin e goditjeve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe presionit të lartë të gjakut. Seleni ndihmon gjithashtu në luftimin e simptomave të artritit

RECETA E LËNGUT

Përbërësit:

2 gjethe Aloe ose 1 filxhan lëng Aloe

1 kastravec

1 lugë çaji xhenxhefil

1/2 kokë lakër

Disa gjetheje mente

Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni në një blender të gjithë përbërësit e ta pini menjeherë lëngun.