NGA MARRËDHËNIA ME KLEDIN TE RAPORTI ME ISH BANORËT E “BB VIP”/ Sheila Haxhiraj i thotë të gjitha – AlpeGossip
NGA MARRËDHËNIA ME KLEDIN TE RAPORTI ME ISH BANORËT E “BB VIP”/ Sheila Haxhiraj i thotë të gjitha

NGA MARRËDHËNIA ME KLEDIN TE RAPORTI ME ISH BANORËT E “BB VIP”/ Sheila Haxhiraj i thotë të gjitha

Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj është një emër i lakuar jo pak në rrjet, jo vetëm nga pjesëmarrja e saj në Big Brother, por edhe për raportin e saj me modelin Kledi Hysa pas daljes nga shtëpia.

Dyshja u fotografua më shumë se një herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para disa kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin. “Jam i lidhur”, u shpreh modeli në një intervistë ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë. Por dje në një intervistë virtuale në Instagramin e saj, këngëtarja ka folur për dashurinë dhe për Kledi Hysën.

Sheila u pyet nga ndjekësit se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, dhe përgjigja e saj ishte pikërisht Kledi Hysa. Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton. Bëhet fjalë për këngën e artistit The Weeknd të titular “Lost in the fire”(humbur në zjarr), ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby”.

Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur ‘’Lumturi’’.

 

 

Gjithashtu këngëtares i janë drejtuar pyetje në lidhje me Big Brother Vip, të cilave ajo nuk ka ngurruar t’iu përgjigjet. Sipas Sheilës 5 finalistët e reality-shoët janë Iliri, Donaldi, Arjola, Einxhell dhe Beniada ku ka shkruar se mendon që fitues do të jetë Ilir Shaqiri.

Ndërsa për raportet me ish-banorët e tjerë ajo ka shkruar se ka raport të mira me Semin dhe Fifin ndërsa për Dj Pm ka shkruar se “janë rruges për t’u bërë miq të mirë”