“NJË FINALE PËR TË MOS U HUMBUR”/ Një nga autoret e BB VIP zbulon pak nga magjia e natës së madhe – AlpeGossip
“NJË FINALE PËR TË MOS U HUMBUR”/ Një nga autoret e BB VIP zbulon pak nga magjia e natës së madhe

“NJË FINALE PËR TË MOS U HUMBUR”/ Një nga autoret e BB VIP zbulon pak nga magjia e natës së madhe

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe një nga autoret e spektaklit që tanimë është kthyer në një fenomen, “BBV”, Kristina.

Ajo është shprehur se do të jetë një finale për të mos u humbur, si dhe ka zbuluar disa detaje nga magjia e natës së madhe.

Pjesë nga intervista:

Disa nga ish-banorët e “BBV” kanë vendosur që të lënë në mes lojën e tyre duke dalë nga shtëpia më e famshme. Si e ka pritur Kristina dhe stafi i saj këtë?

Mendoj se koha e gjatë aty brenda ndikon, nuk kanë mundur ta përballojnë presionin e lojës. Disa banorë që dolën thanë dhe pranuan që nuk ishin lojtarë. Kur futen aty brenda banorët bëjnë takime me psikologët sa herë duan dhe e shohin të arsyeshme dhe në rastet që duan të dalin bëjnë përsëri një takim me psikologun. Nëse banorët vazhdojnë e mendojnë se duhet të dalin, mund të dalin.

Çfarë ka rezervuar për teleshikuesit finalja e madhe e këtij edicioni?

Do të jetë shumë e bukur, e veçantë, ndryshe nga viti i kaluar. Është një finale për të mos u humbur. Kemi një video hapëse me të gjithë banorët, kanë bërë një parodi që të gjithë e kanë pëlqyer, lidhet me autobusin që ka dalë kudo në rrjete sociale. Do të kemi surpriza emocionale për finalistët dhe do të kemi gjithashtu një dasmë mes Kiarës dhe Luizit.

Tabutë që janë thyer në “BBV”?

Është thyer barriera për të mos folur në dialekt, Luizi ka folur gjithmonë në dialektin e tij. Ka bërë shumë mirë, askush nuk duhet të kompleksohet por të shfaqin veten siç janë.

Si e kanë përballuar stafi dhe familjarët komentet dashakeqëse të ndjekësve?

Familjarët e banorëve kanë marrë kërcënime, na kanë marrë në telefon, kanë qenë të shqetësuar nga komentet e ndjekësve jashtë. Mendoj se duhet ta marrin më qetë, fundja është vetëm një lojë.