Një tjetër konkurene e FORTË! Arbana mposht Ermalin: E shtuna totalisht e saj! (FOTO) – AlpeGossip
Një tjetër konkurene e FORTË! Arbana mposht Ermalin: E shtuna totalisht e saj! (FOTO)

Një tjetër konkurene e FORTË! Arbana mposht Ermalin: E shtuna totalisht e saj! (FOTO)

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” fitoi garën e shikueshmërisë të shtunën e kaluar (17 Mars), përballë konkurrentëve të tij më të fortë “Xing me Ermalin”dhe “Al Pazar”.

Sipas statistikave të matësit profesional të audiencës “Telemetrix”, emisioni i moderuar nga Arbana Osmani pozicionohet shumë më lart se të gjithë emisionet e tjera duke patur një avantazh të thellë edhe në raport me emisionin rival “Xing me Ermalin”.

Po të shihni në kolonën e tretë (Share) Arbana ka rrembyer 38.4 % të audiencës, pra gati dyfishin e shikueshmërisë në raport me emisionin e Ermalit, i cili rendit në vend të dytë me 19.6 %. Ndërsa në vend të tretë renditet programi humoristik i drejtuar nga Agron Llakaj “Al Pazar” në Vizion Plus.

Shikueshmëria e “Dua të të bëj të lumtur” pëson rënie vetëm gjatë ndërprerjeve publicitare, por në ato momente duket sikur telekomanda e publikut shqiptar ndan shikueshmërinë midis Klanit dhe Vizionit (grafika me ngjyrë lejla të errët) . Dominanca e “Dua të të bëj të lumtur” është mjaft e dukshme dhe konstante që nga fillimi i të dy programeve konkurrente në orën 21:00 e deri në mbyllje të “Xing Ermalin”në orën 23:00.

Top Channel dhe Klan prej disa vitesh bazohen në shifrat e tyre të shikueshmërisë. Klan merr për bazë matjet e “Telemetrix”, ndërsa moderatorë të Top Channel si Ledion Liço apo Luana, shpesh kanë publikuar raporte shikueshmërie të programeve të tyre nga matës si Abacus Research apo Tampral, duke mënjanuar çdo statistikë të “Telemetrix” që në një pjesë të mirë të rasteve ka nxjerrë TV Klan me përparësi në shikueshmëri.

Madje gjatë sezonit të kaluar, Ermal Mamaqi me Luana Vjollcën nisën një luftë të hapur shikueshmërie, kur çdo të shtunë mbrëma ose të nesërmen e transmetimit të emisioneve të tyre përkatëse që moderonin “Xing me Ermalin”dhe “Shiko kush luan”, publikonin në Instagram sondazhet ku secili dilte fitues.

Në rastin aktual, “Telemetrix” edhe pse nuk merret për bazë nga Top Channel, e nxjerr këtë televizion fitues të shtunën në Primetime kundrejt Klanit.