“NJË VEND I MREKULLUESHËM”/ Vesa Luma dhe Big Basta, ndajnë momente të ëmbla nga jeta në Zelandën e Re (FOTO) – AlpeGossip
“NJË VEND I MREKULLUESHËM”/ Vesa Luma dhe Big Basta, ndajnë momente të ëmbla nga jeta në Zelandën e Re (FOTO)

“NJË VEND I MREKULLUESHËM”/ Vesa Luma dhe Big Basta, ndajnë momente të ëmbla nga jeta në Zelandën e Re (FOTO)

Prej dy vitesh tanimë Big Basta dhe Vesa Luma jetojnë në Zelandën e Re dhe vetëm pak kohë më parë Vesa u kthye për disa muaj në Kosovë ku kishte për të përfunduar disa projekte. Më pas këngëtarja është rikthyer në Zelandën e Re ku e prisnin burri dhe djali i tyre.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram disa fotografi të bëra gjatë një shëtitje në natyrë ku ndodhen të tre si familje.

Familja duket se është përshtatur mjaft mirë me jetën e re dhe janë shumë të lumtur. Ata kanë vizituar Parkun Hamilton nga ku Vesa ka publikuar foto që e tregojnë më së miri sa shumë po kënaqen.

“Një vend i mrekullueshëm”, shkruan Vesa për Parkun Hamilton. “Familje, relaks dhe qejf”, shkruan këngëtarja në një postim tjetër ku ka treguar bukuritë e Parkut dhe disa foto të Lianit e Bigut.