“NJERI I KEQ…”/ Agravon sherri Einxhel-Donald: Nuk ke dhënë asnjë kacidhe, do të hedh në gjyq – AlpeGossip
“NJERI I KEQ…”/ Agravon sherri Einxhel-Donald: Nuk ke dhënë asnjë kacidhe, do të hedh në gjyq

“NJERI I KEQ…”/ Agravon sherri Einxhel-Donald: Nuk ke dhënë asnjë kacidhe, do të hedh në gjyq

Debati i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt ka vijuar edhe pas përfundimit të spektaklit të së premtes.

Teksa banorët ishin mbledhur në oborr, moderatorja e njohur u shpreh se këtë debat do e sqarojë jashtë “Big Brother VIP” me fakte dhe do e hedhë në gjyq Donaldin për dëmtim imazhi.

Pjesë nga debati i tyre:

Einxhel: Kur të dalim do e sqarojmë këtë gjë tjetërkund, me fakte dhe me dëshmitarë.

Donaldi: Po, po patjetër si ta kesh ti qejf, dëshirë, ëndërr.

Einxhel: Unë e patalentuar dhe s’jam paguar, po të tjerët pse s’janë paguar?

Donaldi: Të tjerëve ndoshta i kam dhënë dhe më shumë se ç’kanë merituar, pagesa që të tjerët i kanë ëndrra.

Einxhel: Kush i ka ëndrra? Artistë të njohur në gjithë Shqipërinë, një jetë karrierë, paskan ëndërr pagesën tënde. Po si ke dhënë asgjë se unë kam folur në tetor me personin.

Donaldi: O lëre se i kam zgjidh unë.

Einxhel: I çove porositë? I the çojani lekët që të mbyllin gojën? Nuk e kam marrë unë në telefon personin për të marrë informacion se nuk e dija fare që do hyja në Big Brother. Më ka uruar për një intervistë se sa kisha ardhur nga Afrika dhe kur ka rënë muhabeti, mora vesh që nuk ishte paguar dhe personi tjetër.

Donaldi: Ka marr 2 pagesa, jo 1

Einxhel: O Donald s’ke dhënë asnjë kacidhe.

Donadi: Je shumë e keqe. Po betohem për Romeon.

Einxhel: Ti po bën be Romeon për një gënjeshtër.

Donaldi: Ik njeri i keq, njeri i ulët.

Einxhel: Këtë muhabet do e sqarojmë tjetërkund jashtë. Do të hedh në gjyq për këtë mashtrim dhe dëmtim imazhi që po tenton të bësh.