Dy vite më parë, bëri bujë debati midis Dj Blunt dhe Ledri Vulës. Ky i fundit shpërtheu në të shara ndaj reperit, të cilin e ofendonte rëndë dhe shprehej se diss-et në këngët e tij ishin pikërisht për të.
“Unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë”, ishte përgjigja e Ledrit, i cili shtoi gjatë një interviste se ka respekt për punën e tij si Dj.
Ky sherr është kthyer sërish në vëmendje, pas një video të publikuar nga Ledri dhe Capital T që paralajmëronin bashkëpunimin e tyre l, i cili do të jetë pjesë e albumit të Capital T.
“Ledri viçi ishte dje live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend realizimin e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9 babush, kurse ti mezi e nxorre 1 album pas 20 viteve karrierë, o Ledri Viçi. Mos mi merr kreditat o vlla, ngadalë se janë disa baba që kanë nxjerrë trende”, thotë ndër të tjera Dj Blunt.
Gjatë muajve të izolimit, Ledri publikoi albumin e tij 10/10, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshēm.














![E PASKA MË TË MADHE/ Luana i nxjerr Marinës sekretin intim që shumë pak persona e dinë: Ja sa e ka…[VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/a96d158f5519a6185d9e414045f5149f_L-400x224.jpg)
