NUK FSHIHEN MË/ Balerina shqiptare dhe këngëtarja italiane ndezin rrjetin me puthjen romantike – AlpeGossip
NUK FSHIHEN MË/ Balerina shqiptare dhe këngëtarja italiane ndezin rrjetin me puthjen romantike

NUK FSHIHEN MË/ Balerina shqiptare dhe këngëtarja italiane ndezin rrjetin me puthjen romantike

Elodie duket se ka vendosur të mos e mbajë më larg vëmendjes jetën e saj private. Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si konfirmim të lidhjes së saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini.

Gjatë pushimeve në Japoni, këngëtarja publikoi disa momente nga udhëtimi i saj, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një fotografi intime ku ajo dhe Françeska shfaqen duke u puthur dhe përqafuar pranë njëra-tjetrës.

Edhe pse prej muajsh në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar imazhe të dyshes bashkë, kjo është hera e parë që vetë Elodie ndan publikisht një moment kaq personal. Për shumë fansa, ky veprim shihet si zyrtarizim i marrëdhënies së tyre.

Dyshja është parë shpesh së bashku muajt e fundit, në destinacione të ndryshme si Venecia dhe Ibiza.

Udhëtimi në Japoni duket të ketë qenë veçanërisht domethënës, pasi ato kanë ndarë përvoja tradicionale si ceremonia e çajit dhe vizitat në tempuj historikë.

Lidhja mes tyre nisi në ambientin profesional. Françeska Nuredini, 24 vjeçe, është pjesë e trupës së baletit që shoqëron Elodien në koncertet dhe turnetë e saj muzikore.

Në një intervistë të mëparshme për “Le Mile Magazine”, Françeska e kishte cilësuar bashkëpunimin me këngëtaren si një përvojë shumë të rëndësishme, si në aspektin artistik ashtu edhe në atë personal, një deklaratë që pas zhvillimeve të fundit merr tjetër kuptim.

Ballerina shqiptare zyrtarizon lidhjen me këngëtaren italiane: puthja Ballerina shqiptare zyrtarizon lidhjen me këngëtaren italiane: puthja