EMOCIONOHET BEBE REXHA/ Ja çfarë e bëri këngëtaren të përlotet (FOTO) – AlpeGossip
EMOCIONOHET BEBE REXHA/ Ja çfarë e bëri këngëtaren të përlotet (FOTO)

EMOCIONOHET BEBE REXHA/ Ja çfarë e bëri këngëtaren të përlotet (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha vazhdon të gëzojë çdo ditë e më shumë një sukses të madh.  Për këtë nuk ka nevojë për fjalë, pasi faktet flasin vetë. Së fundmi, fansat e këngëtares kanë përgatitur një video, ku tregojnë të gjithë dashurinë që kanë për të.
Bebe mesa duket i ka pëlqyer shumë, sa ka vendosur ta shpërndajë në profilin e saj personal në ‘Instagram’. Këngëtarja është emocionuar aq shumë sa ka filluar të preket, këtë e dëshmojnë edhe fjalët e saj emocionuese.
“Nuk mund të gënjej. Po qaj. Nuk mund të besoj që unë bëj muzikë dhe ju kam juve njerëz. Ju më bëni të vazhdoj, ju jeni drejtuesit e mi, ju më jepni diçka për të jetuar. Faleminderit që më jepni kuptim në jetën time”, shkruan Bebe përkrah video-s.