Olti Curri tallet keq me Rudinën, pasi plasi “perlën” e radhës: Kur prezantuesja është … (FOTO) – AlpeGossip
Olti Curri tallet keq me Rudinën, pasi plasi “perlën” e radhës: Kur prezantuesja është … (FOTO)

Olti Curri tallet keq me Rudinën, pasi plasi “perlën” e radhës: Kur prezantuesja është … (FOTO)

Pak ditë më parë Rudina Magjistari u kthye sërish në vëmendjen e faqeve të MEME-ve dhe në rrjet plasi gallata. Ishte një video nga Rudina, ku të ftuar ishin 2 çunat e grupit ‘West Side Family’. Këtë herë moderatorja vendos të përshëndesë nga ekrani Dr. Flori dhe bashkë me të edhe Landi dhe Miri.

“Kënga ‘Beso’ ishte një vazhdim i punës nga Dr Flori, të cilin e përshëndesim se ndoshta është duke na ndjekur”, ndërkohë e përshëndesin me dorë nga ekrani. Kaq është dashur dhe u bë nami në rrjete sociale, por kjo s’kishte si të mos komentohej edhe nga Olti Curri.

“Kur prezantuesja është bjonde”, shkruan opinionisti thumbues në statusin e tij, duke postuar videon e famshme që e shihni edhe në videon më poshtë.