Padit angjencinë e eskortave, biznesmeni: Më premtuan seks me Megan Fox – AlpeGossip
Padit angjencinë e eskortave, biznesmeni: Më premtuan seks me Megan Fox

Padit angjencinë e eskortave, biznesmeni: Më premtuan seks me Megan Fox

Një biznesmen kinez ka paditur një agjenci australiane të eksortave për mashtrim, duke i shkaktuar një dëm prej 3.7 milionë dollarësh.

Biznesmeni Yu Xu pretendon se ka paguar në total 3.7 milionë dollarët për “Royal Court Escort” për shërbime seksuale nga aktorja Megan Fox dhe modelja Candice Swanepoel, shkruan TopChannel.

Xu thotë se një agjente e agjencisë i premtoi se përkundrejt shumave të caktuara mund të përfitonte shoqërinë e yjeve hollivudianë dhe të pasarelave të modës, ku në “paketë” përfshiheshin edhe marrëdhëniet intime.

“Ramë dakord që nëse unë paguaja shumën në fjalë, agjencia do të më siguronte takimin me Megan Fox, Candice Swanepoel dhe Angelababy si eskorta për shërbime seksuale”, thuhet në deklaratën e biznesmenit kinez.

Çështja ka përfunduar në një gjykatë në Sidnej.