Rudina Dembacajn shumë shpejt do e shohim nuse me fustan të bardhë. Artistja dhe Mark Frroku do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 1 Tetor dhe kanë shpërndarë ftesat e dasmës.
Pak ditë para ditës së rëndësishme, çifti kanë udhëtuar drejt Milanos. Rudina ka publikuar në rrjete sociale foto nga ky udhëtim, ku shfaqet shumë e lumtur krah Markut.
Kujtojmë se dasma e tyre do të zhvillohet në orën 19:00, në Qendrën e Jezuiteve “Anton Luli”. Të ftuarit duhet të jenë të vaksinuar ose të tregojnë në hyrje test negativ Covid-19.