Zbuloni tendencat e grimit për sezonin vjeshtë dhe dimër (FOTO) – AlpeGossip
Zbuloni tendencat e grimit për sezonin vjeshtë dhe dimër (FOTO)

Zbuloni tendencat e grimit për sezonin vjeshtë dhe dimër (FOTO)

Ja disa këshilla se çfarë duhet te preferoni për sa i përket grimit për sezonin vjeshtë/dimër 2018-19. Jeni te pasionuara pas botes se make up-it dhe dëshironi te dini çdo gjë e re qe del rreth saj? Sigurisht një nder gjerat me te rëndësishme janë trendët e sezonit te cilat me afrimin e stinës se re edhe grimi duhet te jete i përshtatshëm. Ja disa këshilla se çfarë duhet te preferoni për sa i përket grimit për sezonin vjeshtë/dimër 2018-19.

1. Buzët bordeaux. Ngjyra bordeaux është një nuance e përshtatshme për te gjitha ngjyrat e lëkurës kështu qe mos keni ndrojtje për ta përdorur. Kur përdorni ketë buzëkuq duhet te preferoni qe pjesa tjetër e grimit te jete diskret dhe shume natyral. Evitoni te trukoni sytë me një ton ne ngjyre te lehte dhe ne këtë mënyrë do te tërhiqni vëmendjen ne zonën e buzëve. Nëse keni buze te plota preferoni një buzëkuq bordeaux i cili te ketë përbërje mat por nëse buzët janë te holla preferoni ta përdorni me shkëlqim ne mënyrë qe te krijoni një efekt voluminoz.

 

2. Sytë prej sirene. Mund te bëheni një princeshe uji me tendencën e syve prej sirene. Kjo tendence përfshin nuancat si për shembull turkeze, boje qielli pastel, ngjyre vjollce, vjollce e erret, ciklamine, roze pastel por edhe ngjyrat si e arta, e agjenda dhe e bardha. Sigurisht ky nuk është një grim i këshilluar për te dal gjate ditës por mund te preferoni ta bëni ne ndonjë party te veçante.

 

3. Vetulla te trasha. Vetullat e trasha ju japin një pamje për te thelle dhe shprehëse. Nëse nuk keni vetulla te trasha dhe te mbushura atëherë mund te përdorni grimin për ti mbushur. Gjithashtu është e rëndësishme te kenë një forme te rregullt dhe te përshtatshme për tiparet e fytyrës tuaj.