PAS NIKOS DHE RONELËS/ Ilustratori brazilian vë pikat mbi “i”! Ja çfarë thotë ai për veshjen e këngëtares – AlpeGossip
PAS NIKOS DHE RONELËS/ Ilustratori brazilian vë pikat mbi “i”! Ja çfarë thotë ai për veshjen e këngëtares

PAS NIKOS DHE RONELËS/ Ilustratori brazilian vë pikat mbi “i”! Ja çfarë thotë ai për veshjen e këngëtares

Mbrëmjen e djeshme u krijua kaos i madh në rrjet. Arsyeja e gjithë kësaj rrëmuje ishte veshja ikonike me kapele të madhe e Ronela Hajatit. Këngëtarja parakaloi në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision me atë veshje, ideja e së cilës u zbulua që ishte kopjuar nga një artist brazilian.

Gjatë ditës së sotme ne profilet e tyre zyrtare kanë reaguar Ronela, po ashtu edhe stilisti i saj, Niko Komani. Ajo çfarë të gjithë prisnim ndodhi. Edhe ilustratori brazilian, i cili në instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom ka reaguar. Në instastorin e tij ndër të tjera ai tregon se tanimë është në kontakt me Niko Komanin dhe se ato i kanë dhënë kreditet e tij për veshjen.

“Përshëndetje! Njerëz si fillim do të doja t’ju falenderoja për komentet dashurinë dhe mesazhet e juaja. Nuk arrij dot t’ju falenderoj mjaftueshëm të gjithëve. Do të doja të thoja që falë asaj çfarë ndodhi dje stilisti Niko Komani dhe skuadra e tij kanë kontaktuar me mua . Ne po e zgjidhim këtë problem. Ato ishin shumë të kujdesshëm dhe të bindur se si mund ta zgjidhim të gjithë këtë.

Po më japin meritat, kreditet e mia tani.Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për suportin. Gjithashtu ju kërkoj që të mos sulmoni më llogarinë e Ronela Hajatit . Ato nuk e kishin idenë për këtë. Ju lutem. Ajo është artiste e shkëlqyer.Dhe ne do ta zgjidhim sa më shpejtë të mundemi. Edhe një herë faleminderit të gjithëve. Ju dua”,– shkruan artisti brazilian në reagimin e tij.