PAS PUTHJEVE TË ROBERTIT ME MODELEN ITALIANE/ Reagon Jessica: Ju kam juve si FBI skam nevojë… – AlpeGossip
PAS PUTHJEVE TË ROBERTIT ME MODELEN ITALIANE/ Reagon Jessica: Ju kam juve si FBI skam nevojë…

PAS PUTHJEVE TË ROBERTIT ME MODELEN ITALIANE/ Reagon Jessica: Ju kam juve si FBI skam nevojë…

Një postim në InstagramStory dhe mediat u mobilizuan! Kështu ndodhi me Robert Berishën, i cili mbrëmjen e djeshme postoi një video ku shfaqej në praninë e modeles italiane, Maria Bove, me të cilën shkëmbeu edhe një puthje pasionante, video kjo e fundit që u shpërnda nga e reja.

Kështu njerëzit nxituan me shpejtësi në rrjetet sociale të Jessica Kadiut, e cila përjetoi një romancë të shumëpërfolur me Berishën.

“E pe videon e sapohedhur të një vajze duke puthur Robertin?”- i shkroi një ndjekës.

Dhe përgjigjja nuk vonoi:

“Ju kam juve si FBI skam neoj me pa se mi dergoni juve. Po lejeeeee bre se sdu me ja dit aji eshte problemi i saj tani hahahahaha i uroj fat asaj, kam kaluar kohën kur kishta ndjenja për të shumë kohë më parë. Gjithmon ju kam premtu qe nje dit do flas hapur dhe me ne fund jam shume okay qe te flas pa doreza. Kjo do jet hera e fundit qe fol nlidhje me kte tem jo pse me bezdis por sepse jam shume mire me vet veten dhe e kaluara duhet të qëndrojë në të kaluarën. Jam shume e lumtur deri tani dhe njerzit qe kam afer meje per momentin. Kam mesuar shume dhe tani e di si me dallu kur nje person te do ne te vertet dhe kur vetem te perdor per interesat e vet. Çdo gje ndodh per nje arsye”, deklaroi Jessica.

Deklarata bombë e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën bëri bujë në mediat shqiptare, pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në vitin 2019. Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falenderuar ndërkohë për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar. Marrëdhënia e tyre doli në pah fill pas bërjes publike të ndarjes nga Nora Istrefi.