Pas TELASHEVE ekonomike të lidhura me DIVORCI/ Johnny Depp denoncohet nga ish truprojat - AlpeGossip
Pas TELASHEVE ekonomike të lidhura me DIVORCI/ Johnny Depp denoncohet nga ish truprojat

Pas TELASHEVE ekonomike të lidhura me DIVORCI/ Johnny Depp denoncohet nga ish truprojat

Nuk ka qetësi për Johnny Depp. Pas telasheve ekonomike të lidhura me divorcin nga Amber Heard dhe nga mashtrimi me miliona nga ish agjensia e tij “The Management Group”, tani aktori denoncohet nga dy ish truprojat e tij, që e akuzojnë për mos pagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar dhe ambjent pune “toksik”, shkruan tgcom

Dy ish truprojat Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, që punuan për Depp deri në 2016n detyroheshin, sipas tyre, të bënin shpesh rolin e dadove, të punonin si shoferë për të gjithë familjen dhe të mbronin yllin e kinemasë nga veset e tij…

Në denoncim, Arreola dhe Sanchez deklaruan se Depp u kërkonte atyre të drejtonin makina të cilat përmbanin substanca të ndaluara apo të bënin rolin e dadove për djalin e tij 16 vjeçar, të cilit duhet t’i “plotësonin të gjitha tekat”, nga frika se mos humbnin vendin e punës.

Të dy truprojat ishin punësuar nga vetë Depp.

Kushtet e punës sa vinin e përkeqësoheshin. Në pagë mungonin orët shtesë, ushqimi dhe pushimet që i takojnë më ligj.

Por kjo nuk është gjithçka!

Dy ish truprojat pretendojnë se ishin të detyruar të mbronin Depp nga vetja e tij dhe veset që kishte, si një rast kur duhej t’i pastronin fytyrën nga shenjat e drogës në një klub nate.

Depp, sipas ish punonjësve të tij, i ka përballur ata me “kushte dhe situata të vështira” për shkak të ambjentit të vazhdueshëm toksik, ndaj janë detyruar ta lënë punën.

Tani, që të dy, kërkojnë shumën e orëve të punës jashtë orarit, paratë e ushqimit dhe ditët e pushimit të papaguara.

Në gusht, Depp pritet të thërritet në gjykatë për të dëshmuar kundër The Management Group, sipas një denoncimi nga ana e aktorit për dëm ndaj tij në shumën e mbi 25 milionë dollarëve, të grumbulluar në vite, duke mos paguar taksat e tij, duke dhënë borxhe të pa autorizuara dhe duke kryer shërbime të tjera, pa djeninë e tij.