Një biznesmen indian ka vdekur pasi një reaksioni alergjik gjatë transplantimit të flokëve.
Shrawan Kumar Choudhary iu nënshtrua operacionit në një klinikë private në Mumbai, sipas mediave lokale.
43-vjeçari, i cili drejtonte një firmë logjistike, vdiq një ditë pas operacionit 12-orësh.
Choudhary pagoi 5.400 paund për transplantin e flokëve. Pas operacionit ai filloi të kishte dhimbje qafe, më pas vështirësi në frymëmarrje dhe u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.
Biznesmeni u nda nga jeta në spitalin Hiranandani.
Sipas policiës ai vdiq nga dështimi i organeve shkaktuar nga një reaksion alergjik.