PASI FLOR AGALLIU THA SE DO LARGOHEJ NGA PROGRAMII/ Stela Kotri tregon zgjedhjen e saj – AlpeGossip
PASI FLOR AGALLIU THA SE DO LARGOHEJ NGA PROGRAMII/ Stela Kotri tregon zgjedhjen e saj

PASI FLOR AGALLIU THA SE DO LARGOHEJ NGA PROGRAMII/ Stela Kotri tregon zgjedhjen e saj

Flor Agalliu dhe Stela Kotri prej muajsh tashmë janë bashkëprezantues në programin e mëngjesit “Në shtëpinë tonë”.

Stela zëvendësoi Anjeza Majën pas largimit të saj nga programi dhe njëkohësisht u rikthye në shtëpinë e saj të parë televizive.

I ftuar më herët në “Thumb” ai bëri një deklaratë të papritur: Do të largohet nga televizioni!

“Do iki shumë shpejt nga televizioni! Besoj sezonin tjetër nuk jam më”,- është shprehur Agalliu.

Natyrshëm të shkon në mendje të pyesvsh se cfarë do të bëjë partnerja e tij në punë, Stela Kotri pas largimit tv tij.

Fatma dhe Aulona e kishin ftuar në program Stelën këtë të shtunë dhe e morën përgjigjen e saj:

“Planet për sezonin e ri?

Nëse emisioni do vazhdojë dhe planet e Top Channel do jenë të tilla, unë me shumë mundësi do të vazhdoj, e thashë dhe e e rithem.”,- ka treguar Kotri në “Thumb”