PAVARËSISHT SE NJIHEN MIRË/ Vesa me Big Bastën kanë probleme kur bashkëpunojnë (FOTO) – AlpeGossip
PAVARËSISHT SE NJIHEN MIRË/ Vesa me Big Bastën kanë probleme kur bashkëpunojnë (FOTO)

PAVARËSISHT SE NJIHEN MIRË/ Vesa me Big Bastën kanë probleme kur bashkëpunojnë (FOTO)

Përveçse ndajnë jetën bashkë, ata nuk ndahen as kur vjen puna tek profesioni. Bëhet fjalë për çiftin e njohur Big Basta dhe Vesa Luma. Ata të dy numërojnë një sërë bashkëpunimesh në muzikë dhe në rastet kur njëri mungon në këngë, është i përfshirë në diçka tjetër.

Shumë këngë të Vesës, mbajnë vulën e Big Bastës, pasi ai ka punuar pjesën më të madhe të teksteve. Megjithatë pavarësisht se e njohin shumë mirë njëri-tjetrin edhe ata kanë ndonjëherë probleme kur u duhet të bashkëpunojnë.

Vesa ka publikuar në ‘Instagram’ një bisedë mes tyre në ‘WhatsApp”, nga e cila kuptohet se ata po punojnë për një këngë të re.

Këngëtarja e ka të pamundur të presë deri në realizmin e plotë të tekstit dhe për këtë arsye Big Basta e  “akuzon” se ajo është tmerr në bashkëpunime.

“Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”, ka shkruar Vesa me shaka.

Pas një mungese në muzikë, këngëtarja ka paralajmëruar se do të rikthehet sërish, madje fuqishëm si kurrë më parë.