Ky vendim u marrë pavarësisht që avokati i tij u arsyetua se për shkak të moshës 81 vjeçari nuk mund të jetë i rrezikshëm për rrethin.
Në muajin prill Cosby ishte shpallur fajtor për tri raste të keqtrajtimit seksual, gjegjësisht për drogim dhe keqtrajtim seksual.
Numri i përgjithshëm i femrave që e kanë akuzuar aktorin për përdhunim thuhet se është mbi 60-të, ndërsa psikologia Kristen Dudley ka thënë se Bill Cosby ka nevojë të pakontrolluar për keqtrajtimin e femrave të reja, ndërsa këtë e bën me ndihmën e fuqisë dhe prestigjit, dhe kjo gjë e rendit atë në kategorinë e ‘përbindëshit seksual’.
Kujtojmë se nëse Bill Cosby do ta marrë dënimin maksimal, do të jetë 91 vjeç kur të dalë nga burgu.