Përdorni këto produkte natyrale për të pastruar grimin – AlpeGossip
Përdorni këto produkte natyrale për të pastruar grimin

Përdorni këto produkte natyrale për të pastruar grimin

Nëse vendosni çdo ditë ‘make up’ duhet t’i kushtoni shumë rëndësi pastrimit të tij. Të gjesh produktin e duhur për heqjen e ‘make up’-it shpesh është shumë e vështirë, sepse mund të jenë shumë të yndyrshëm ose mund të lënë shenja të ndryshme në fytyrë. Megjithatë përveç këtyre mund të përdorni disa produkte 100% natyrale për pastrimin e grimit. Më poshtë mund të gjeni disa opsione mjaft interesante:

Vaj ulliri – Hidhni pak vaj ulliri në një copë pambuku dhe kalojeni në fytyrë dhe rreth qafës për t’i pastruar. Vaji i ullirit pastron gjithçka dhe i jep shkëlqim fytyrës.

Pastë kastraveci – Merrni një kastravec, grijeni në blender dhe bëjeni në formën e një paste duke e përzier me vaj bajame. Pastroni fytyrën me të dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët