“PJESËN E SHTATZËNISË E MENDOJMË…”/ Sarah Berisha flet për planet me PM – AlpeGossip
“PJESËN E SHTATZËNISË E MENDOJMË…”/ Sarah Berisha flet për planet me PM

“PJESËN E SHTATZËNISË E MENDOJMË…”/ Sarah Berisha flet për planet me PM

Ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Sarah Berisha, ka qenë mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Intervista ishte ndrysh nga herët e tjera, pasi ajo ka intervistuar veten.

Pyetjet ishin gati, Sarah vetëm duhej të merrte me radhë letrat ku ishin shkruar pyetjet dhe do i lexonte e përgjigjej më pas.

Pyetja e parë ishte se kur do bëhet dasma e Sarah me partnerin e saj, DJ PM?

“Nuk e di. Kjo është pyetje që më bëhet shpesh. Kjo dhe pyetja për shtatzëninë. Nuk kemi akoma dasmë në horizont. Mendojmë përpara pjesën e shtatzënisë dhe pastaj dasmën”, tha Berisha.

Kjo e fundit sqaroi se nuk ka patur ndonjë shtatzëni, ashtu siç është përfolur në rrjet.

“Trupi i femrës ndryshon, mund të shëndoshet, fryhet, mund të ketë ndonjë problem”, tha Sarah teksa po fliste për lajmet që janë bërë për të në lidhje me një pritje të ëmbël të mundshme.

Ku po jetoni momentalisht ti dhe PM?

“Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij”, tha Sarah.

Ndërsa pyetjes “Cila është sipas teje mosha ideale për të bërë një fëmijë?”, Berisha iu përgjigj:

“Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…”.