Plasi SHERRI/ Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun: “Akoma gjall qenke…” – AlpeGossip
Plasi SHERRI/ Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun: “Akoma gjall qenke…”

Plasi SHERRI/ Enca bën për 1 lekë Rosela Gjylbegun: “Akoma gjall qenke…”

Mbrëmjen e sotme ka plasur sherri mes dy këngëtareve Enca Haxhia dhe Rosela Gjylbegut, për shkak të një deklarate të kësaj të fundit.

E ftuar në “Shiko kush luan”, Rosela u pyet gjatë një rubrike se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe përgjigja e saj ishte “Enca”.

Pas kësaj deklarate Enca ka reaguar menjëherë me disa postime në Instastory. “Hahaha as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyoncen”, shkruan ajo.

Ndërsa në postimin tjetër Enca e ironizon Roselën duke shkruar: “Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë” dhe më pas e thërret “Gjyshe”.

“Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty”, shkruan Enca.