PONI URON DITËN E VERËS/ Video e djalit të saj zbulon talentin për muzikë – AlpeGossip
PONI URON DITËN E VERËS/ Video e djalit të saj zbulon talentin për muzikë

PONI URON DITËN E VERËS/ Video e djalit të saj zbulon talentin për muzikë

Poni është një nga këngëtaret më të njohura dhe më aktive në muzikë. Koncerte për të nuk kanë fund dhe angazhimet rriten çdo ditë. Mes gjithë këtij vrulli, duket se këngëtares i mbetet pak kohë për familjen, sidomos djalin e saj. Kohën që kalon me të ajo zgjedh ta ndajë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’. Momentet pranë djalit i konsideron si më të çmuarat, jo më kot sot ka zgjedhur të urojë ‘Ditën e Verës’ në mënyrën më speciale.

Poni ka publikuar pak minuta më parë një video ku shfaqet djali i saj teksa këndon. Siç mund ta dëgjoni, zëri i tij është mjaft i intonuar, duke na bërë të kuptojmë se Frenk ka të trashëguar pasionin për muzikë nga e ëma. Nuk dimë të themi nëse kur të rritet i vogli i këngëtares do ndjekë rrugën e mamasë së tij, por talenti nuk mungon. Krahas videos në fjalë, ajo ka shkruar: “Mëngjes vere, gëzuar Ditën e Verës”.