“PUNËT E ZOTIT”/ Rihana i jep fund lidhjes 3-vjeçare me biznesmenin arab – AlpeGossip
“PUNËT E ZOTIT”/ Rihana i jep fund lidhjes 3-vjeçare me biznesmenin arab

“PUNËT E ZOTIT”/ Rihana i jep fund lidhjes 3-vjeçare me biznesmenin arab

Rihanna nisi romancën e re me Hassan Jameel në qershor të 2017-tës. Këngëtarja nuk zbuloi detaje të tepërta, por nga ana tjetër e pranoi publikisht se ishte në një lidhje, që e bënte atë të lumtur.

Sipas US Weekly, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me biznesmenin. Arsyet ende nuk bëhen të ditura, megjithatë duket se Riri i është rikthyer sërish statusit ‘single’. Pyetur nga Anna Wintour për “Vogue”, nëse fëmijët ishin në planet afatgjata të këngëtares, Rihanna u përgjigj: “Padyshim që po”. Ajo gjithashtu theksoi se dëshira për t’u bërë nënë nuk i mungonte, por gjithçka e adresoi si “punët e Zotit”.

Të gjitha këto deklarata erdhën në nëntor të vitit që lamë pas, periudhë kur emri i Riri-t u bë kryefjalë e medias rozë, pasi të gjithë dyshuan për një shtatzëni të mundshme. E në një kohë kur fansat po prisnin ndryshimet e mëdha në jetën e artistes, kjo e fundit duket se bëri sërish një hap mbrapa… /News31.al