Do qeshni me lot: Publikohet spoti i emisionit të shumëpritur ‘Në kurthin e Piter Panit’ – AlpeGossip
Do qeshni me lot: Publikohet spoti i emisionit të shumëpritur ‘Në kurthin e Piter Panit’

Do qeshni me lot: Publikohet spoti i emisionit të shumëpritur ‘Në kurthin e Piter Panit’

Pas përfundimit të spektaklit “Dance With Me”, të gjithë janë në pritje të rikthimit në ekran të moderatores Alketa Vejsiu, e cila së shpejti do të vijë me një emision tërësisht të ri.

Bëhet fjalë për spektaklin “Në kurthin e Piter Panit”, një emision fëmijësh që pritet të gozhdojë para ekranit audiencën mbrëmjen e së hënës.

Dhe pritjes mesa duket po i vjen fundi pasi Vejsiu, ditën e sotme ka publikuar për herë të parë spotin e spektaklit të shumëpritur, ku janë zbuluar edhe disa nga momentet komike me fëmijët.

“Do kënaqeni me mendjet brilante të fëmijëve shqiptarë! Nga Endemol në Klan. Një përrallë moderne për ata që nuk duan të rriten kurrë!”-ka shkruar moderatorja në përshkrimin e videos, ku një nga fëmijët shprehet se i ushqen qerpikët me supë me lëng mishi.