Rita e paska ‘këmbën e mbarë’, këngëtari me famë botërore së shpejti koncert në Prishtinë (FOTO) – AlpeGossip
Rita e paska ‘këmbën e mbarë’, këngëtari me famë botërore së shpejti koncert në Prishtinë (FOTO)

Rita e paska ‘këmbën e mbarë’, këngëtari me famë botërore së shpejti koncert në Prishtinë (FOTO)

Rita Ora paska pasur vërtet këmbën e mbarë sepse pas ardhjes së saj në Prishtinë për koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë, edhe yje të tjerë botërorë janë nxitur të bëjnë koncert në Kosovë.

Këngëtari që i bëri të gjithë për vete me baladën “Romantic”, Albert Stanaj do të vijë në Prishtinë gjithashtu këtë vit.

 

Këngëtari me origjinë shqiptare do i bashkohet koncertit të Dua Lipës më 10 gusht dhe ky do të jetë koncerti i tij i parë në Kosovë.

“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që do performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, shkruan Stanaj.