Rita Ora nostalgjike, kujton momentin kur u shpall ambasadore NDERI në Kosovë… – AlpeGossip
Rita Ora nostalgjike, kujton momentin kur u shpall ambasadore NDERI në Kosovë…

Rita Ora nostalgjike, kujton momentin kur u shpall ambasadore NDERI në Kosovë…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar kohën kur u emërua Ambasadore nderi në Kosovë.

Me anë të një postimi në Instagram ylli i muzikës u shpreh se ky ka qenë një moment shumë i veçantë për të.

Rita Ora: “Unë gjithmonë do të jem e përulur dhe e privilegjuar që mbaj titullin si këngëtarja e parë që del nga Kosova dhe ta vendos vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë.”

Këngëtarja tha se do ta mbajë titullin gjithmonë me krenari dhe se do të vijojë të kontribuojë që ta zhvillojë Kosovën për të mbërritur aty ku e ka merituar gjithëmonë.

Rita Ora: “Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në caktimin tim si ambasadore ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët tjerë nga Kosova, është vërtet një moment historik. 

Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë. Mezi pres të vazhdoj ta mbaj me krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO! (Më falni, por jam në makinë me orë të tëra dhe jam sentimentale e krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë për origjinën tuaj. Mos harroni kurrë.”